Lajme
Shfaqet filmi për ndihmë gjatë vdekjes
Të enjten në mbrëmje, Televizioni shtetëror zviceran SF do të emetojë një film dokumentar, i cili rrëfen për një person në depression, që ka shfaqur dëshirën për të vdekur me ndihmën e Organizatës për ndihmë gjatë vdekjes “Exit”. André Rieder, 56-vjeçar, ka qenë një person i shëndoshë si ariu dhe ai qëndron para varrit të prindërve të tij. Në mënyrë akribike, para kamerave televizive, ai tregon se si duhet të qëndrojë emri i tij në gurin e varrit.
“Për mua është me rëndësi që e gjithë kjo të përfundojë”, kishte deklaruar ai dhe një muaj më vonë, ai vdes. Kështu fillon filmi dokumentar i regjisorit Hanspeter Bänis (54), i cili do të fillojë në ora 20.05m, në SF. Është ky një rrëfim i një personi depresiv, i cili ka shfaqur dëshirën për të vdekur. Më 1 dhjetor të vitit të kaluar, André Rieder ia merr vetes jetën me ndiihmën e “Exit”. Ajo që është bizare në këtë rrëfim, është fakti se personi nuk ka qenë i sëmurë për vdekje. Në shikim të parë, ai duket stabil, bile në film ai ndonjëherë edhe qeshet. Në fillim të viteve të ’90-ta, ai kishte qëndruar shpeshëherë nëpër klinika të ndryshme.
Mjeku homoseksual u dëbua nga banesa e tij dhe që nga atëherë, ai jetonte te një mikeshë e tij. Filmi tregon se si André Rieder e ka përgatitur vdekjen e tij, deri në minutën e fundit të jetës. Në mars të vitit të kaluar, ai ishte paraqitur te “Exit”, e cila pas negociatave disamuajshe, e miratoi vendimin që ta shoqërojë deri në vdekje, në muajin nëntor. Më pas, ai do të vizitojë të gjithë miqtë e tij për herë të fundit dhe atyre u blen dymbëdhjetë qirinj si dhuratë.
Në film paraqiten disa skena tronditëse të ndarjes, me ç‘rast nuk mumgojnë lot. Por, vetëm mjeku qëndron i qetë. Sidomos tronditëse është vizita e tij që i kishte bërë shout të nagjistarit Peter Marvey (38) në Zürich, duke ia shtërnguar dorën dhe duke e uruar. Vdekjen e tij më 1 dhjetor, Rider e kishte planifikuar deri në detajin e fundit. Ai, me miqtë më të mirë shkon në restorant për tu ushqyer për herë të fundit, e më pas e viziton një ekspozitë të Pikasos në Zürich.
Regjisori Hanspeter Bäni, shpeshëherë ishte munduar që ta bindë ate të heqë dorë nga ky vendim, por kot. Natën e 1 dhjetorit, në ora 18.00, André Rieder kishte shkuar në lokalet e “Exit”. Atje, ai merr një koktej për gjumë duke u ankuar se kishte qenë pak i hidhur. Por, muzika korale që ai e kishte zgjedhur, e qetësoi në masë të madhe. Kjo do të ishte përmbajtja e filmit dokumentar, i cili ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin zviceran, nëse një film i tillë duhet të emetohet apo jo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria









