Kosova
Shifra alarmante, kosovarët po e lënë Kosovën
Rreth 5 mijë qytetarë çdo vit largohet nga shteti i Kosovës.
Sipas statistikave, çdo vit Kosovën e lënë rreth 5 mijë qytetarë, teksa nga viti 2009 e kanë lënë mbi 40 mijë shtetas.
Nga janari e deri në gusht të këtij viti nga shtetësia e Kosovës, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë liruar mbi tre mijë persona.
Lënia e shtetit të Kosovës po vazhdon vit pas viti, e duke u bazuar në statistikat e MPB-së, ky numër është duke shënuar rritje, shkruan sot Gazeta Zëri
Shkaqet kryesore, të cilat kanë ndikuar në rritjen e këtij numri, sipas njohësve të rrethanave janë: kërkesat recidive të disa shteteve ku punojnë e jetojnë aktualisht kosovarët, rrjedhat politike e politikëbërja në vend, si dhe faktorët ekonomikë e politiko-socialë.
Po ashtu, sipas tyre, rritjen e numrit të personave që i thonë lamtumirë shtetësisë së Kosovës ka ndikuar edhe zvarritja e liberalizimit të vizave për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?











