Lajme
Shifra alarmante të obezitetit tek fëmijët, diskutohet përdorimi i Ozempic
Obeziteti në fëmijëri është kthyer në një krizë globale shëndetësore, me shifra alarmante që vazhdojnë të rriten. Parashikimet tregojnë se deri në vitin 2030 rreth 250 milionë fëmijë mund të jenë obezë, duke e bërë këtë një çështje me rëndësi urgjente, përcjell albinfo.ch.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, normat e obezitetit janë më shumë se trefishuar në mbarë botën që nga viti 1975 dhe janë rritur gati pesë herë te fëmijët dhe adoleshentët.
Një nga zgjidhjet e propozuara është përdorimi i medikamenteve për humbje peshe, siç janë ato të grupit GLP-1. Mbështetësit e kësaj qasjeje argumentojnë se këto ilaçe mund të ndihmojnë në parandalimin e komplikacioneve shëndetësore dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së fëmijëve obezë. Nga ana tjetër, kritikët ngrejnë shqetësime mbi efektet afatgjata dhe mundësinë e varësisë nga këto medikamente, duke sugjeruar se duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje trajtimeve të bazuara në ndryshime të stilit të jetesës.
Ky debat ka ndarë komunitetin shkencor, duke ngritur pyetje të rëndësishme mbi shëndetin, etikën dhe përgjegjësinë në trajtimin e obezitetit te fëmijët.
Debati mbi përdorimin e medikamenteve për humbje peshe te fëmijët
Argumentet pro:
- Shkencëtarët dhe mjekët besojnë se këto medikamente mund ta ndalojnë obezitetin që në fazat e hershme.
- Shumë adoleshentë mbipeshë përballen me bullizëm dhe izolim. Një studim me gati 7,000 të rinj obezë tregoi se ata që përdornin këtë lloj medikamenti, të njohur si GLP-1, kishin një rrezik më të ulët për të pasur mendime apo tentativa vetëvrasëse.
Argumentet kundër:
- Ndërsa trajtimi i obezitetit tek të rriturit mund të shihet si korrigjim i gabimeve të së shkuarës, përdorimi i ilaçeve te fëmijët mund t’i bëjë ata të varur prej tyre gjatë gjithë jetës.
- Studiuesit shqetësohen se nuk dihet ende se si këto medikamente ndikojnë në trupin në zhvillim të fëmijëve dhe cilat mund të jenë efektet afatgjata.
- Kritikët e krahasojnë përdorimin e tyre me antidepresantët, të cilët shpesh përdoren si një zgjidhje e shpejtë për probleme komplekse të shëndetit mendor, duke shmangur përpjekjet për të adresuar shkaqet e vërteta të problemit.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën













