Shkurt.ch
Shifra rekorde të migrantëve ilegalë nga Afrika
20.500 refugjatë kanë zbarkuar në Itali nga fillimi i vitit. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013 bëhet fjalë për një rritje të dhjetëfishtë.
Italia e Jugut po përballet me një fluks tepër të madh të regfujatëve që vijnë nga Afrika, në rrugën e tyre për në Evropë.
Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti në brigjet jugore të Italisë kanë zbarkuar 20.500 refugjatë, të cilët kanë kaluar nëpër Detin Mesdhe, ka njoftuar Ministria italiane e Punëve të Brendshme. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013 bëhet fjalë për një rritje të dhjetëfishtë.
Ndërkaq deri më tash gjatë këtij viti në Itali kanë kërkuar azil 13.000 persona. Në vitin e kaluar, gjatë gjithë vitit kanë qenë 27.000.
Duke u nisur nga ky trend, autoritetet italiane druajnë se deri në fund të vitit numri i azilkërkuesve do të rritet në 62.000. Një numër i ngjashëm ishte arritur në vitin 2011, si pasojë e luftës qytetare në Libi dhe „pranverës arabe”.
Ministri i brendshëm italian, Angelino Alfano ka thënë të mërkurën në parlament se ka gjithnjë më shumë njerëz që vendin e tyre e lënë jo për shkaqe ekonomike, njofton agjencia e lajmeve apa. “Ata ikin nga ndjekja dhe luftërat”.
Sipas tij, marina italiane përmes operaconit të saj „Mare Nostrum” deri më tash ka arritur të shpëtojë 19.000 refugjatë në Detin Mesdhe. Misioni i kushton Italisë nga 9 milionë euro në muaj. Për këtë arsye Alfano ka kërkuar nga BE-ja angazhim dhe ndihmë më të madhe në luftë kundër migracionit ilegal.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












