Lajme
„Shihemi n’Dukagjin“
Trajnimet në sektorin e turizmit do të sigurojnë që rajoni perëndimor i Kosovës të vendosë standarde të larta të mikpritjes
Individë nga NVM-të, operatorët turistikë dhe OJQ-të e orientuara në sektorin e turizmit, të pjesës perëndimore të Kosovës, gjatë muajve prill dhe maj të vitit 2012 do të jenë pjesë e trajnimeve të ndryshme, të cilat do të sigurojnë zhvillimin profesional të këtij sektori.
Trajnimet kanë filluar nga data 12 prill dhe do të mbahen në Pejë dhe Dranoc (Deçan).
Trajnimet janë pjesë e Projektit për Zhvillimin e Turizmit ‘Shihemi n’Dukagjin’ dhe Projektit Zgjerimi i Aktivitetit Ekonomik në Rajonin e Perëndimit “Dear West”, të dyja të financuara nga BE-ja, të menaxhuara nga Zyra Evropiane në Kosovë dhe të zbatuara nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe MEDF (Maqedoni), raporton Express.
Afro 260 pjesëmarrës nga Peja, Deçani, Klina, Istogu dhe Juniku do të jetë në gjendje t’i zhvillojnë aftësitë e tyre teorike dhe profesionale përmes pjesëmarrjes në trajnimet si: rrjetëzimi për zhvillimin e turizmit; mikpritja, etika dhe administrimi i bujtinave; turizmi kulturor; mikpritja bashkëkohore dhe modelet e biznesit në turizëm.
Zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe ngritja e kapaciteteve të individëve të orientuar në sektorin e turizmit do të sigurojë që rajoni perëndimor i Kosovës të vendosë standarde të larta të mikpritjes, të cilat janë të domosdoshme për nxitjen e rritjes ekonomike vendore dhe të përputhjes me standardet e turizmit në rajon.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











