Bota
Shkalla e papunësisë 6%, më e ulëta në 24 vitet e fundit
Më pak se 2.7 milionë të papunë në Gjermani për herë të fundit kanë qenë të egjistruar në nëntor 1991. Aktualisht shkalla e papunësisë është 6.0 për qind
Shkalla e papunësisë e regjistruar në muajin tetor në Gjermani është më e ulëta në 24 vitet e fundit, pra për herë të parë pas vitit 1991, Gjermania ka më pak se 2.7 milionë të papunë.
Siç bën të ditur Agjencia Federale e Punës me seli në Nürnberg, në tetor në gjithë Gjermaninë kanë qenë të regjistruar si të papunë 2.649 milionë veta. Dhe kjo është për 59.000 më pak se në shtator ose për 83.000 më pak se para një viti.
Më pak se 2.7 milionë të papunë në Gjermani për herë të fundit kanë qenë të egjistruar në nëntor 1991.
Në gjendjen e tashme, shkalla e papunësisë në Gjermani është 6.0 për qind, pasi që gjatë tetorit ka pasur një rënie prej 0.2%. Zhvillimi pozitiv në tregun e punës po vazhdon , ka thënë shefi i Agjencisë Federale të Punës, Frank-Jürgen Weise, shkruan dpa.de. “Trendi i rritjes së numrit të të punësuarve po vazhdon i patheshëm”.
Meritat më të mëdha për rënien e papunësisë gjatë tetorit i ka fillimi i punës së shkollave dhe i vendeve për mësimin e zanateve si dhe i semestrit në universitete. Kjo bën që më pak të rinj të paraqiten si të papunë. Po ashtu edhe ndërmarrjet, pas kalimit të pauzës verore punësojnë më shumë punëtorë të rinj.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris












