Lajme
Shkalla e ulët e inteligjencës “shpëton” 25-vjeçarin nga dëbimi në Kosovë
Ai ka një shkallë të inteligjencës prej vetëm 70 IQ dhe konsiderohet si personalitet i papjekur. Gjykata tregoi mirëkuptim dhe gjykoi në përputhje me rrethanat
Lista e mashtrimeve të kryera nga një 25-vjeçar kosovar është e gjatë. Për shembull, ai kishte krijuar disa llogari në aplikacionin SBB me emra dhe adresa të gjetur në librin dixhital të telefonave. Pastaj ai i ka kthyer ato në adresa e-mail dhe kështu ishte në gjendje të blinte bileta dhe të udhëtonte në gjithë Zvicrën – gjithnjë në klasin e parë.
25-vjeçari po ashtu porosiste artikuj në internet me emra të rremë. Për të gjitha këto atij iu desh të përgjigjej të hënën në Gjykatën e Qarkut në Winterthur, shkruan “Tages-Anzeiger”.
Në procesin gjyqësor prokurorja e ka cilësuar sjelljen e të akuzuarit si keqdashëse, të guximshme dhe dëshmi për energjinë kriminale. Ajo ka kërkuar 36 muaj burg dhe dhjetë vjet dëbim nga vendi, transmeton albinfo.ch. Diçka e paimagjinueshme për të akuzuarin: “Një dëbim nga vendi do të ishte një fatkeqësi për mua”, ka thënë i riu, i cili në moshën trevjeçare e gjysmë qe larguar nga Kosova me familjen e tij. Ai nuk ka lidhje me Kosovën, nuk ka familje atje dhe “mezi flet shqip”.
Terapi në vend të burgut
Në Zvicër ai kishte pasur probleme me shkollën dhe nuk kishte mbaruar as shkallën e arsimit profesional. Në vend të kësaj, ai kishte ndjekur rrugën e gabuar. 25-vjeçari ka një shkallë të inteligjencës prej vetëm 70 IQ dhe konsiderohet si personalitet i papjekur, përcjell albinfo.ch. Kështu, kryetari i gjykatës tregoi mirëkuptim dhe gjykoi në përputhje me rrethanat.
Sepse: I akuzuari ishte treguar më i përgjegjshëm, kishte bërë të gjithë takimet për psikoterapinë e përshkruar deri më tani, nuk kishte bërë mashtrime për dy vjet e gjysmë dhe tashmë kishte shlyer një pjesë të dëmit financiar.
Për këtë arsye, nuk ka dëbim nga vendi për mashtruesin. Në vend të kësaj, ai merr një dënim me 36 muaj burgim, nëntë muaj nga të cilët janë të detyrueshëm, transmeton albinfo.ch. Meqenëse e ka shërbyer tashmë, është i lirë. Ai duhet të bëjë edhe pesë vjet terapi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar











