Shqipëria
Shkatërrohet organizata kriminale në Belgjikë, 12 shqiptarë të arrestuar
Operacioni policor i koduar “Antwerp” shkatërroi një organizatë kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë, me bazë në Antwerp, Belgjikë, që trafikonte drogë dhe armë nga Amerika e Jugut në Belgjikë.
Autoritetet njoftuan se gjatë operacionit janë vënë në pranga në Belgjikë 18 shtetas, pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, teksa 12 prej tyre janë shtetas shqiptarë.
Policia e Shqipërisë njoftoi sot se, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në shtetin e Belgjikës, për një organizatë kriminale që vepronte në Belgjikë dhe drejtohej nga shtetas shqiptarë, është finalizuar operacioni policor i koduar “Antwerp”.
Gjatë këtij operacioni Policia belge ka kontrolluar 19 banesa dhe ambiente të tjera në qytetit e Antwerpit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso











