Lajme
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
Një operacion i përbashkët mes autoriteteve austriake dhe gjermane ka çuar në çmontimin e një rrjeti të madh shqiptar të trafikimit të drogës, i cili dyshohet se ka shpërndarë sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi në tregun europian që nga viti 2020, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Operacioni u udhëhoq nga Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale të Austrisë së Poshtme, në kuadër të grupit të punës “La Familia”. Si rezultat, dhjetë të dyshuar – nëntë prej të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe një sllovak – janë identifikuar dhe arrestuar në fund të majit në Austri dhe Gjermani.
Gjatë kontrolleve, policia konfiskoi 9 kg kokainë, 64 kg kanabis bimor dhe mbi 44 mijë euro para të gatshme. Droga u kap në pika të ndryshme në të dy vendet, sipas njoftimit të Policisë Shtetërore të Austrisë së Poshtme.
Sipas hetimeve, rrjeti ka shpërndarë të paktën 32 kg kokainë dhe 65 kg kanabis në zonën e Vjenës, me një vlerë të tregut që llogaritet në rreth 2.5 milionë euro, transmeton albinfo.ch.
I dyshuari kryesor është një 32-vjeçar me banim në Gänserndorf të Austrisë. Sipas autoriteteve, ai ka vepruar në bashkëpunim me xhaxhain e tij, një 48-vjeçar që jeton në qytetin gjerman të Duisburgut, i identifikuar si klienti kryesor në këtë rrjet.
Pesë nga të arrestuarit – dy kontrabandistë dhe tre të ashtuquajtur “rojtarë bunkerësh” që ruanin mallin – u kapën në Austri dhe Gjermani. Shtatë të dyshuar që u arrestuan në Austri ndodhen aktualisht në paraburgim në Burgun Josefstadt të Vjenës, ndërsa një i dyshuar tjetër në Gjermani është në proces ekstradimi për në Austri. Kundër dy personave të tjerë në Gjermani janë hapur procedura penale.
Policia ka theksuar se hetimet vazhdojnë dhe nuk përjashtohet mundësia e ndonjë vale tjetër arrestimesh, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025









