Lajme
Shkelen ligjet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve
Fëmijët shfrytëzohen, keqtrajtohen, nënvlerësohen dhe përjashtohen nga shoqëria, thotë një studim nga “Save the Children” dhe “Terre des Homme”.
Studim i publikuar nga organizatat “Save the Children” dhe “Terre des Homme” për gjendjen problematike të fëmijëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi thotë se sistemi i mbrojtjes sociale vlerësohet se nuk është i aftë të zbulojë dhe të plotësojë nevojat e fëmijëve shqiptarë, sidomos atyre që janë në emigrim të brendshëm dhe rajonal.
Sipas studimit, në Shqipëri shkelen ligjet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve, në Kosovë nuk është miratuar ende ligji për të drejtat e fëmijëve, ndërsa në Greqi shkeljet vijnë prej statusit të paqartë të prindërve emigrantë.
Siç raporton VoA, Shqipëria ka miratuar dekadën e fundit një sërë ligjesh, strategji dhe dokumente të tjera që sigurojnë fëmijët, megjithatë mungon zbatimi i tyre dhe mbrojtja e saktë dhe sistematike e fëmijëve, aq më pak integrimi dhe gjithëpërfshirja e tyre.
Fëmijët që vuajnë në Shqipëri u përkasin kryesisht familjeve me probleme sociale dhe ekonomike, nga zonat rurale apo grupet e përjashtuara nga shoqëria, si pakicat rome dhe egjiptiane.
Sipas të dhënave të fundit lypsaria është në rritje, sidomos te romët dhe egjiptianët; vetëm në Tiranë dhe Durrës janë 600 fëmijë që lypin dhe po aq janë regjistruar në Kosovë.
Po ashtu, nga 138 viktima të trafikimit që janë marrë në mbrojtje nga institucionet shtetërore, 26 ishin fëmijë.
Në emigrimin e brendshëm 50 për qind e banorëve kanë lëvizur drejt Tiranës e Durrësit, ndërsa në emigrimin e jashtëm 50 për qind u zhvendosën drejt Greqisë dhe 35 për qind drejt Italisë.
Kjo lëvizje e madhe demografike solli mungesa po aq të mëdha me regjistrimin e fëmijëve, arsimimin dhe mjekimin e tyre.
Tashmë një numër jo i vogël, rreth 22 mijë fëmijë, janë kthyer në Shqipëri nga emigracioni bashkë me familjet e tyre, duke sjellë kështu me vete sfidën kryesore për institucionet qendrore dhe vendore, riintegrimin e tyre në shoqërinë shqiptare.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë













