Integrimi
Shkelet “ndalesa dimërore” e dëbimit të refugjatëve në Ballkan
Ndalesa dimërore e dëbimit të refugjatëve në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni ishte vendosur nga qeveria e Baden Württemberg-ut dhe ajo vlente deri më 1 mars
Aksioni i Aleancës “Abschiebestopp Konstanz” (Stop dëbimit, Konstancë) i ka shkruar një letër të hapur ministrit të brendshëm Reinhold Gall dhe deputetëve të landit nga ky qytet Hans-Peter Storz dhe Siegfried Lehmann në të cilën kundërshtojnë dëbimin e refugjatëve në Maqedoni.
Në këtë letër thuhet se “me dëshpërim dhe moskuptim kemi marrë vesh se ndalimi shumëherë i publikuar dhe reklamuar nga qeveria e majtë e landit për dëbimin e refugjatëve gjatë stinës së dimrit po shkelet. Në fakt dëbimet përmes aksioneve të natës po vazhdojnë të bëhen në Konstancë. Si raste konkrete, aleanca në fjalë përmend dëbimin në natën në mes 2 dhe 3 shkurtit të dy çifteve në Maqedoni. Policia ka befasuar në gjumë një çift të ri rreth të njëzetave në kampin e refugjatëve. Atyre u janë dhënë vetëm dhjetë minuta për të paketuar gjësendet që kishin”. Pasi ishte kthyer, çifti ishte marrë për tri orë në pyetje në aeroportin e Maqedonisë dhe i janë nënshtruar represionit për shkak të kërkimit të azilit në Gjermani, shkruan Südkurier.de.
Ndalesa dimërore e dëbimit të refugjatëve në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni ishte vendosur disa muaj më parë nga qeveria e Baden Württemberg-ut dhe ajo duhej të respektohej deri më 1 mars. Por kjo ndalesë ishte e lidhur me plotësimin e një numri kushtesh, të cilat, me gjasë çiftet tashmë të dëbuara, nuk i kishin plotësuar.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












