Sport
Shkëlqejnë Hadërgjonaj, Tarashaj e Hyka
Në javën e 24-të të Kampionatit futbollistik të Super Ligës zvicerane kanë shkëlqyer edhe tre futbollistë me shtetësi shqiptaro- zviceriane . Mbrojtësi i djathtë i BSC YOUNG BOYS
Florent Hadergjonaj gjatë këtij sezoni po tregohet i gjithanshëm . Ai me formën e tij
jashtëzakonisht të mirë, po i eviton me kohë të gjitha rreziqet duke i lehtësuar punë portierit të tij Yvon Mvogo.
Veç kësaj Hadërgjonaj energjik po tregohet i efektshëm edhe në sulm. Një pasim i mirë dhe i saktë i topit në minutën e fundit të lojës nga ana e tij i ka mundësuar shënimin e golit të fitores ndaj Sion-it bashkëlojtarit të tij Aleksandër Gerndt.
Falë angazhimit maksimal të Florent Hadëgjonajt ndeshja SBC Young Boys – FC Sion, ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 3 me 2 në dobi të vendasve.
FC Grasshopper i Tarashajt, Kamberit,Pnishit dhe Brahimajt i ka shkaktuar humbje rivalit lokal FC Zurich , të cilin e ka mundur 4 me 2. Kjo disfatë e ka çuar FC Zurich –in në zonën e rrezikshme të renditjes tabelore . Tarashaj njëri nga golashënuesit më të mirë të FC
Grasshopper edhe kësaj radhe është regjistruar në listën e shënuesve. Ai në minutën e 53 të lojës topin e pranuar nga Kamberaj me një goditje të furishme e ka përfunduar në rrjetën kundërshtare.
Në minutën 91 që ishte edhe minutë shtesë e lojës Tarshaj, i dëshmuar me pasimet e tij të mrekullueshme i mundëson sulmuesit Marko Bashiq shënimin e golit përmbyllës të kësaj ndeshje.
Qendërmbrojtësi i FC Zurich Burim Kukeli për momentin i vetmi futbollist me origjinë shqiptare në këtë skuadër duhet që së bashku me bashkëlojtarët në ndeshjet e ardhshme të demonstrojë lojë më të mirë në të kundërtën largimi i FC Zurich nga elita e futbollit zviceran është fare lehtë i mundshëm.
FC Luzern, i cili ditë më parë pati pësuar humbje prej FG Lugano 1 me 2 në garat e vlefshme të Kupës zvicerane kësaj here u tregua syçelë. Ai me mbrojtje diçka më efikase dhe me sulm paksa më të konsoliduar arriti që t’i fitojë pikët e këtij takimi duke mundur tiçinezët 2me 1.
Në këtë fitore mjaft të çmuar të FC Luzernit kanë hise Jahmir Hyka dhe Hekuran Kryeziu, ngase pasimet e tyre të sakta i shndërruan në gola në minutën e shtatë Michael Frei dhe Schneuwly në atë 81. Kështu që FC Lugano me të cilën luajtën Frederik Veseli dhe Ezgjan Alioski u kthye duarthatë nga Luzerni. Me gjithë lojën e mirë të Albert Bunjakut FC ST. Gallen nuk mundi t’u rezistojë sulmeve të liderit në tabelë FC Basel 1893 nga i cili pësoi humbje me 4:2.
FC VADUZ i Armando Sadikut dhe Albion Avdiajt me gjithë përpjekjet e vazhdueshme nuk arriti të mposht portierin Favre të FC Thun. Sipas kritikëve sportiv nga ajo çka u pa gjatë nëntëdhjetë minutave ndarja e pikëve ndërmjet këtyre skuadrave vlerësohet si reale.
FC Vaduz në këtë ndeshje është ndjerë mjaft i hendikepuar me mungesën e Avdijat, të prekur nga gripi.
Super Liga Zvicerane e Futbollit po bëhet nga java në javë më joshëse, gjë të cilën e dëshmon edhe rritja e numrit të shikueseve nëpër stadiumet e këtij vendi.
ARIF EJUPI
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me... -
Edicioni i katërt i “Tri Net Film Fest”: Mes modestisë së sallës dhe fuqisë së ekranit -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar Linja hekurudhore e Zvicrës (SBB/CFF) midis Montreux dhe Aigle është e mbyllur, duke lënë qindra persona... -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër















