Kultura
Shkëlzen Doli themelon ansamblin e tij
Sipas tij, ansambli do të luajë vetëm muzikë autoktone shqiptare
Të shtunën, violinisti i njohur dhe anëtari i Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli do të prezantohet për herë të parë me ansamblin me emrin e tij, të cilin e themeloi së fundmi në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë.
Në konferencën e përpara gazetarëve, Doli tha se ansambli i tij bazën do ta ketë në Gjakovë, ndërsa në përbërje synon të mbledhë instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare. Sipas tij, ansambli do të luajë vetëm muzikë autoktone shqiptare.
“Koncerti mbahet për të festuar themelimin e këtij ansambli. Momentalisht janë angazhuar instrumentistë dhe janë ftuar këngëtarë të cilët kanë dhënë një kontribut për muzikën shqiptare. Kësaj here nuk do të valltarë. Ne do të përçojmë vetëm muzikë shqiptare të të gjitha trevave, jo vetëm popullore, por edhe të zhanreve të tjera”, deklaroi Doli, përcjell albinfo.ch.
Ansambli “Shkëlzen Doli” pritet të marrë formë në shtator të këtij viti, pas audicionit që do të hapet për të plotësuar nevojat e tij. Po ashtu, pritet edhe të publikohet kalendari njëvjeçar artistik i këtij ansambli.
“Në shtator synojmë që të hapim audicionin dhe të bëjmë pjesë të ansamblit profesionistë nga të gjitha trojet. Pas plotësimit, ne do të prezantojmë edhe kalendarin tonë njëvjeçar ku do të përcaktohet se ku do të jemi të angazhuar. Synojmë që 10 koncerte t’i mbajmë në Gjakovë, ndërsa shtesë do të angazhohemi edhe në qytetet e tjera të Kosovës, Shqipërisë dhe kudo ku ka shqiptarë dhe jo vetëm”, ka vazhduar tutje Doli.
Anëtari i Filarmonisë së Vjenës shpjegoi edhe mënyrën e financimit të Ansamblit, për të cilin tha se do të kujdeset ai me bashkëpunëtorët të cilët e morën iniciativën për themelimin.
“Kjo ka qenë ide e jona që të themelojmë një ansambël. Shpenzimet i kemi marrë përsipër ne. Sigurisht që mund të ketë ndonjë ndihmë për ndonjë aktivitet, por në masë të madhe do të kujdesemi vetë për shpenzimet. Situatë e njëjtë është edhe për koncertin e nesërm”, u shpreh ai.
Në koncertin e së shtunës që nis në ora 20:00 do të marrin pjesë edhe këngëtarët Ismet Peja, Edi Furra, Gentian Gojani, Vesa Smolica, grupi Polifonik nga Himara, grupi Ashikët, Rroni Sadiku dhe të tjerë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës Kushdo që viziton një stacion urgjence duhet të paguajë një tarifë prej 50 frangash. Në kantonin... -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027 -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish












