Sport
Shkëlzen Gashi, nga mbret i golave në rezervist
Në dy vitet e kaluara ishte golashënuesi më i mirë i Zvicrës ndërsa këtë vit kohën më të madhe po e kalon si rezervist
Futbollisti shqiptar i Bazelit, Shkëlzen Gashi është duke përjetuar një periudhë mjaft të vështirë në klubin e Bazelit. Fituesi i “Këpucës së artë” për dy sezonet e kaluara duket se është i parëndësishëm më për kampionin e Zvicrës.
“Në sezonin e kaluar 2014/15 ishte mbreti i golashënuesve, ndërsa në sezonin e ri nga 29 ndeshje, 27 vjeçari ka luajtur vetëm në 18 të tilla (1122 minuta/ 6 gola) – prej të cilave tre gola i shënoi me amatorët e Muttenz-it,” shkruan potaali zviceran 20min.ch.
Situata nëpër të cilën po kalon mesfushori i kombëtares shqiptare sipas medieve zvicerane ka të bëjë edhe me ndërrimin e trajnerit.
Trajneri aktual Urs Fischer, i cili trashëgoi këtë sezon postin e Paulo Souzas, nuk e pëlqen shumë në përbërjen e parë djaloshin nga Çabiqi i Klinës. Madje, mungesën e Shkëlzenit, ai e ka arsyetuar duke thënë se skuadra e tij po fiton ndeshjet radhazi dhe që sipas tij formacionet që hedh në fushë janë duke pasur suksese, përcjell albinfo.ch
Në anën tjetër shumë analistë zviceranë tash e sa kohë thonë se Gashi duhet të largohet nga Bazeli dhe nuk duhet ta humb ritmin e tij të golave. Mungesa e tij në pjesën më të madhe të sezonit mund të rrezikojë edhe pjesëmarrjen e tij me kombëtaren shqiptare në Kampionatin Evropian, ndonëse ishte ndër më meritorët për kualifikimin e Shqipërisë.
Trajneri i kombëtares shqiptare Giani De Biasi ua ka bërë të ditur lojtarëve se në Francë do të udhëtojnë vetëm ata që janë në top formë dhe për këtë secili lojtar duhet të tregojë kualitete të skuadrat e tyre përkatëse.
Se çfarë vendimi do të marrë Gashi gjatë afatit kalimtar të dimrit mbetet të shihet.
“Gjatë verës Shkëlzen Gashi refuzoi kontaktet me Lazion, Zenitin, Sevilla dhe Besiktasin,” shkruan më tej 20min.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë Midis 15 prillit dhe 20 majit 2026, Basel EuroAirport do të rinovojë pistën e tij kryesore,... -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih











