Opinione
„Shkenca“ e Besa Gaberrit*
Deputetja endacake Besa Gaberri në emisionin „Interaktiv“ të KTV-së na zbuloi një konstatim të padëgjuar „shkencor“ të të qenit të krisur të ish- të burgosurve politikë. Sipas këtij konstatimi gaberrian jo vetëm Adem Demaçi ynë, por edhe Nelson Mandela qenka përkatësisht paskan qenë të krisur.
Dhe pse u dashka të jenë të krisur ish- të burgosurit politikë? Pse paskan kundërshtuar politikën e gaberrëve të LKJ-së dikur dhe po kundërshtojnë politikën e gaberrëve të tandemit MuT(h)a sot? Ndoshta pse sipas „shkencës“ gaberriane, të burgosurit politikë ishin dhe janë të gatshëm për sakrifica sublime për Atdheun, pse paskan kundërshtuar dhe luftuar jo vetëm jashtë, por edhe brenda burgjeve politikën e shtypjes e të persekutimit, politikën e padrejtësisë dhe të shërnguljeve?
Apo pse, ndoshta, ata në burgje paskan shkruar në muret e qelive „Roftë Kosova Republikë!“, „Ja vdekje, ja liri“, „Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, vdekja dhe flijimi na vijnë si përjetimi më i bukur dhe më fisnik“ . Këto thirrje të shkruara edhe me gjakun e të burgosurve politikë shpesh nuk mundi t’i fshijë as ngjyra e as gërvishtjet e gardianëve të gaberrëve. Bile sa më shumë që gërvsihtnin gaberrianët aq më shumë e shquanin fjalën LIRI, sa më shumë përpiqeshin t’i fshijnë ato, aq më shumë shpërfaqnin marrëzinë e tyre.
Apo, ndoshta, pse pothuajse çdo i burgosur politik lexonte brenda ditës një libër të tërë, të cilin gaberrët s’e lexojnë as për një vit të tërë, apo ndoshta pse ata duke qëndruar të mbyllur në burgje nuk arritën të kenë aventurat rinore të besave, të isave e të xhavitëve, apo pse nuk arritën, edhe përkundër ngritjes së tyre ideore, të na bëjnë karrierë si menaxhues ndërrmarrjesh të privatizara nga kolaboracionistët e Isas, siç është Besa Gaberri meaxhuese e postave të Rrethit të Pejës?
Për çudi edhe unë si ish–i burgosur politik, e me këtë edhe si “i krisur” sipas “shkencës” gbaerriane të Besa Gaberrit, vazhdoj të ligjëroj matematikë dhe fizikë barabarsisht me të gjithë ata që, ndër të tjera, kanë dalur nga auditoret e shkollave dhe të fakulteteve zvicerane të rangut botëror.
Apo edhe kjo sipas Besa Ga(xh)berrit është një shprehje e të qenit i krisur?!
Nexhmedin Gerguri
Ish – i burgosur politik
* Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










