Lajme
Shkencëtarët polakë zbulojnë gjenin që dyfishon rrezikun për t’u sëmurë rëndë nga COVID-19
Shkencëtarët polakë kanë zbuluar një gjen që, sipas tyre, dyfishon rrezikun për t’u sëmurur rëndë nga COVID-19, një zbulim që ata shpresojnë se do të ndihmojë mjekët të identifikojnë njerëzit më të rrezikuar nga sëmundja.
Me skepticizmin ndaj vaksinës, një faktor i rëndësishëm pas numrit të latë të vdekjeve nga koronavirus në Europën Lindore, shkencëtarët shpresojnë se identifikimi i kategorive të riskuara do t’i inkurajojë ata të vaksinohen dhe t’u mundësohet aksesi për një trajtim më intensiv në rast infektimi.
“Pas më shumë se një viti e gjysmë pune, u arrit të identifikohej një gjen përgjegjës për një predispozicion për t’u sëmurë rëndë me koronavirus. Kjo do të thotë se në të ardhmen do të jemi në gjendje të identifikojmë personat me predispozicion për të vuajtur seriozisht nga COVID”, tha ministri i Shëndetësisë i Polonisë, Adam Niedzielski.
Kërkuesit e Universitetit Mjekësor të Bialystok zbuluan se gjenet ishin faktori i katërt përcaktues se sa rëndë një person e kalon COVID-19, pas moshës, peshës dhe gjinisë.
Gjeni ishte i pranishëm në rreth 14 për qind të popullsisë polake, krahasuar me 8-9 për qind të popullsisë në Europë, tha Marcin Moniuszko, drejtues i projektit.
Studime të mëparshme kanë treguar gjithashtu rëndësinë e faktorëve gjenetikë në shkallën e infektimit nga COVID.
Në nëntor shkencëtarët britanikë thanë se kishin identifikuar një gjen që mund të dyfishonte rrezikun e dëmtimit të mushkërive nga COVID-19./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme











