Kosova
Shkodran Mustafi nis aventurën e re, i bashkohet stafit teknik në Gjermani
Ish-futbollisti shqiptar bëhet pjesë e stafit të Gjermanisë
Shkodran Mustafi ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Ish-futbollisti me origjinë shqiptare i është bashkuar stafit të kombëtares gjermane, përcjell albinfo.ch.
32-vjeçari do të jetë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses U-17. Mustafi do të jetë ndihmës trajner i Mark Maister.
“Shkodran Mustafi i bashkohet futbollit të të rinjve si ndihmës trajner i Mark Meister. Nga 1 korriku Mustafi do të ndjekë nga afër talentet e lindur në vitin 2008.”
Nga ana e tij Mustafi u shpreh tejet i lumtur për aventurën e tij të re, teksa nuk harron objektivin e tij të madh: “Prej disa kohësh dëshiroja të fitoja përvojë si trajner. Nga njëra anë do të kisha dashur të luaja më gjatë futboll. Nga ana tjetër, mezi pres që të hedh hapat e mi të parë si trajner. Do të doja t’u transmetoja djemve të gjithë përvojën që kam fituar në kohën time nga U-15 deri në U-21 dhe padyshim me Kombëtaren A”, thuhet në njoftimin e Federatës Gjermane të Futbollit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre










