Lajme
Shkolla shqipe në Zvicër i “shtrin krahët” edhe në dy shkolla të tjera
Vazhdojnë sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër, kësaj radhe ajo hap dyert për fëmijët shqiptarë në Shkollën e Qytetit të Cyrihut në shkollën “Kapeli” dhe në qytetin e Wetzikon-it.
E mërkura e kësaj jave ishte një ditë gëzimi për një numër të konsiderueshëm të fëmijëve shqiptarë, të Shkollës “Kapeli” të Cyrihut dhe të shkollave fillore të Wetzikon-it. Në të dy shkollat edhe zyrtarisht filloi mësimi në gjuhën shqipe. Pas një punë disa javore me prindërit shqiptarë të këtyre vendbanimeve u arrit, që edhe zyrtarisht të fillohet më mësimin në gjuhën amtare. Nuk ka gëzim më të madh se në prag të festës së 7 Marsit – Ditës së shkollës së parë shqipe, të hapen edhe simotra të reja në vendbanimet e Zvicrës ku jetojnë shqiptarët.
Motoja, aty ku ka shqiptarë, të hapim edhe shkollën shqipe është bërë kërkesë e kohës. Dhe në këtë drejtim janë angazhuar mësues dhe prindër bashkërisht.
Dhjetëra nxënës ishin pjesë e orës mësimore të organizuar nga Shkolla shqipe në Wetzikon me mësuesen Nermine Shabani.
Një gëzim të këtillë përjetuan edhe nxënësit e Shkollës shqipe në “Kapeli” të Cyrihut, të cilët po ashtu u ulën për herë të parë në bankat shkollore me qëllim që të mësojnë në gjuhën amtare.
Në këtë pikë shkollore punon mësuesja Renata Balliu, mësues shumëvjeçare e shkollës shqipe.
Prandaj, Erioni, Lorena, Joni, Sara, Edioni, Erona, Ajani, Erina, Anisa, Soena, Arisa, Selina, Dea, Loriku, Omari, Dariani, Learti, Doni, Sara dhe të tjerët ju bëjnë apel bashkëmoshatarëve të tyre që edhe ata t`iu bashkëngjiten në shkollën shqipe.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach Zgjerimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe vazhdon në Bavari... -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil
Jeta në Zvicër
-
Mbi 1,000 veta në Bernë kërkojnë sanksione më të ashpra kundër Rusisë Demonstruesit kërkuan zbatim më të rreptë të sanksioneve. Ata donin të dërgonin një mesazh kundër agresionit... -
Kerzers, Fribourg: Drejtuesi i mopedit vdes në përplasje me traktorin -
Arrestohet kosovari pas sulmit me thikë në Embrach -
Partia Socialiste Zvicerane dëshiron të luftojë kundër rritjes së qirave -
Bernë: Me flamuj të Iranit dhe Izraelit, dhjetëra kundërshtarë të regjimit festuan para ambasadës iraniane















