E-Diaspora
Shkolla Verore për fëmijët e diasporës
Shkolla Verore do të fillojë më 31 korrik 2016 dhe do të përfundojë me 8 gusht 2016, që do të thotë do të zgjasë 10 ditë gjithsej.
Instituti EdGuard në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) organizon Shkollën Verore për fëmijet e diasporës.
Shkolla Verore është një mundësi e jashtëzakonshme që të rinjët nga diaspora të mblidhen së bashku nga vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer eksperiencat e tyre si dhe të mësojnë për Gjuhën, Historinë dhe Trashëgiminë Kulturore Shqiptare.
Shkolla Verore do të fillojë më 31 korrik 2016 dhe do të përfundojë më 8 gusht 2016, që do të thotë do të zgjasë 10 ditë gjithsej.
Duke konsideruar se pjesëmarrësit duhet të qëndrojnë nën përkujdesjen tonë të plotë kemi mundësuar që akomodimi i tyre të bëhet në konviktin e ndërtuar rishtazi të Universitetit të Prishtinës. Ky konvikt pas inspektimit është vërtetuar se i plotëson të gjitha kushtet e një konvikti modern.
Në këtë shkollë mund të marrin pjesë të gjithë fëmijët prej moshës 12 deri 16 vjecare, ku, 20% e fëmijëve duhen të jenë nga Kosova dhe 80% e tyre nga Diaspora.
Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga organizatorët dhe si rrjedhojë pjesëmarrësit nuk do t’i nënshtrohen asnjë lloj pagese.
Shpenzimet mbulojnë :
- 1. Ligjeratat – Shpenzimet e ushqimit ( 3 herë në ditë)
- 2. Shpenzimet e udhëtimit nëpër lokacione kulturore/ historike
- 3. Akomodimi për 10 ditë të kohëzgjatjes së shkollës verore
- 4. Të gjitha shpenzimet për hyrje në galeri, muze, apo vendet tjera që do ti vizitojmë
- 5. Si dhe transporti bashkë me një fjetje në Shqiperi
Për më shumë informata për format e palikimit klikoni në linkun të faqes zyrtare, po edhe në Facebook.
Linku i faqes zyrtare:
https://www.facebook.com/Shkolla-Verore-p%C3%ABr-Diaspor%C3%ABn-279984762346136/?fref=ts
Forma e Aplikimit per te Interesuarit:
https://docs.google.com/forms/d/11Vn4QirEJDSMAg1rwi02VRLlPdGCy2A8voBypagRfbg/viewform
EdGuard InstituteInstitute for Education Studies
Radio Kosova Building, 8th Floor;Prishtine 10000, KosovoT.: 00 377 45 220 012;
E.: [email protected]; W.:edguard.org.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit31 Korrik 2016
- Ora09:00
- LokacioniPrishtinë
- Data e përfundimit11 Dhjetor 2025 - 3:21
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais













