Shkurt.ch
Shkollat me klasa të mbipopulluara
Në disa kantone fillon viti i ri shkollor të hënën. Një studim i "Sonntagszeitung" tregon se në shumë shkolla fillore të Zvicrës ka mungesë të hapësirës
Të hënën në disa kantone zvicerane fillon mësimi me klasa të improvizuara dhe të mbipopulluara me nxënës.
Sipas një raporti të «Sonntagszeitung», shumë shkolla fillore ankohen për mungesë të hapësirës. Gazeta «Sonntagszeitung» thotë të ketë intervistuar para fillimit të shkollës rreth 1 mijë shkolla fillore.
186 drejtorë shkollash janë ankuar për mungesë të hapësirës. Një drejtor shkolle në Kantonin e Cyrihut ka raportuar se në shkollën e tyre 35 fëmijë janë dërguar në një apartament 3 dhomësh gjatë gjithë ditës.
Problemin me hapësirë nëpër shkolla e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës së drejtorëve të shkollave të Zvicrës, Bernard Gertsch. Tani komunat duhet të investojnë.
Kryetari i Federatës së shoqatave të mësuesve të Zvicrës, Beat W. Zemp, bën thirrje për një planifikim të arsimit të fortë dhe afatgjatë”. Siç raporton «Sonntagszeitung», numri i nxënësve të shkollave fillore do të vazhdojë të rritet deri më 2021, deri në 62 mijë nxënës.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër










