Lajme
Shkollë verore për fëmijët nga diaspora
Fëmijët e bashkatdhetarëve që duan t’i kalojnë pushimet verore në Kosovë, e kanë një mundësi të mirë që të ndjekin mësimet në gjuhen shqipe, në shkollën verore “Albanica”, nga Kolegji “Universum” në Prishtinë. Kjo shkollë mundëson program të veçantë për fëmijë, përmes të cilit do të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqipe.
Programi do të jetë i pranishëm në tri qytete të Kosovës, Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj, gjatë muajit korrik dhe gusht. Ndërsa sipas njoftimi, programi ofron kulturë dhe gjuhë shqipe; vizita dhe ekskursione në vende historike; pjesëmarrje në teatër dhe në valle shqipe; aktivitete, lojëra e kënaqësi të tjera.
“Aktivitetet do të jenë të ndara në tri pjesë: Paradite, fëmijët do të mësojnë për trojet shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Luginë e Preshevës, Çamëri), dhe mësim të gjuhës shqipe. Në mesditë, do të kenë mundësi të vizitojnë teatrot, të mësojnë vallet shqipe, të dëgjojnë ligjëratë nga historianë dhe të shohin filma shqiptarë. Pasdite, do të vazhdohet me vizitë në Muzeun e Kosovës, Muzeun Etnologjik dhe qytetin e vjetër Ulpianën”, thuhet në njoftim.
Për të gjithë të interesuarit, që duan të regjistrojnë fëmijët e tyre, të cilët duke u argëtuar do të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqipe, ekziston kontaktoni në kolegjin e lartpërmendur.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?












