Lajme
Shkollimi i fëmijëve nga diaspora do të zhvillohet ndryshe pas Covid-19
Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Drejtoresha e Shkollës Shqipe “Foleja e Shqiponjave” në Calgary të Kanadasë, Dr. Adriana Fishta-Bejko, bën një analizë të situatës së mësimdhënies nën ndikimin e pandemisë dhe masave kufizuese të marra për shkak të saj.
Ajo flet për problematikën e mësimdhënies online, si ndikojnë ndryshimet në mësimdhënie për prindërit në vendin ku jeton dhe cilat janë vështirësitë që hasin prindërit emigrantë lidhur me edukimin e fëmijëve e si mund të kapërcehen ato.
“Çdo prind është i preokupuar për edukimin e fëmijëve të tij, në mënyrë të veҫantë, gjatë këtyre kohëve të karantinës kur shkollat janë të mbyllura dhe barra e mësimdhënies bie më shumë mbi prindërit. Vështirësitë janë të ndryshme në familje të ndryshme; disa nga ne duhet të shkojmë në punë, por nuk kemi ku t’i lëmë fëmijët, sepse shkollat dhe kopshtet janë të mbyllura. Disa prindër të tjerë mund të jenë të mbyllur në shtëpi me fëmijët për 8 javë (dhe më shumë) dhe në të njëjtën kohë u duhet të bëjnë «home schooling», në një kohë kur prindërit vetë nuk kanë qenë asnjëherë mësues. Fatkeqësisht, COVID-19 do të jetë një bashkudhetar ynë i pakëndshëm për të paktën 2 vjet të ardhshme dhe ne duhet të përgatitemi që fëmijët tanë të mos “paguajnë” për këtë pandemi me rezultate të ulëta në shkollë”, tha ajo në një intervistë për mediat shqiptare.
Po ashtu ajo e pyetur për skenarin e shtatorit të 2020 tregon se ga diskutimet e deritanishme dhe mbështetur në faktin se nuk pritet të kemi vaksinë për coronavirus deri në 2021, duket shumë e mundshme që SKENARI #2 do të jetë më i mundshmi. “Nxënësit do të kthehen në shkolla, por do të ketë shumë mënyra të prera për të evituar shpëndarjen e virusit. Ministrja është e gatëshme të ndryshohen ditët e mësimit në “turne të ndryshme” (paradite dhe mbasdite) ose ditë ndryshme të javës për klasa të ndryshme për të mundësuar distancën nga bankat në klasa. Gjithashtu, si mësuesit edhe nxënësit do të mbajnë maska në shkollë”, tha ajo, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet Autoritetet zvicerane kanë ndërmarrë veprime ndaj zinxhirit të supermarketeve Migros, pas shqetësimeve për mënyrën e paraqitjes... -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua -
Debat i ashpër për pagën minimale në Zvicër, votim i rëndësishëm në Vaud -
Crans-Montana: Viktimat e zjarrit nuk mundën të shpëtonin për shkak të daljes së bllokuar -
Çfarë ndryshon në Zvicër nga prilli 2026













