Shqipëria
11 viktima nga koronavirusi në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë: 11 raste të reja, shkon në 223 numri i të prekurve në Shqipëri
Një 79-vjeçar ka humbur jetën në Shqipëri si pasojë e koronavriusit, duke e çuar në 11 numrin e viktimave.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat, tha se janë 11 raste të reja.
Në total janë 223 persona të infektuar me koronavirus.
Deri tani janë testuar 1,526 raste të dyshuara dhe prej tyre 223 raste janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1,526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 223 raste. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B. H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit, por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, njofton MSH.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026














