Kosova
Shkon në 24 numri i të vdekurve nga shembja e autostradës në Kinë
Ka shkuar në 24 numri i të vdekurve si pasojë e shembjes së një autostrade të mërkurën herët në Kinën jugore, përcjell albinfo.ch.
Tetëmbëdhjetë vetura kanë rënë poshtë pasi një sesion i autostradës në gjatësi prej 17,9 metrash është shembur, sipas autoriteteve në provincën Guangdong, raporton AP.
Fillimisht ishte raportuar për 19 të vdekur, mirëpo numri është shtuar më vonë gjatë ditës të mërkurën.
Pjesë të provincës Guangdong kanë parë reshje rekorde dhe vërshime në dy javët e fundit, e po ashtu edhe breshër.
Disa dëshmitarë të rastit kanë thënë për mediat lokale se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe dhe më pas kishin parë një vrimë të hapej disa metra pasi ata ishin larguar tashmë nga pjesa e autostradës ku ka ndodhur shembja.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












