Lajme
Shkrimtari kosovar nderohet me çmimin më prestigjoz në Finlandë për letërsi, “Finlandia”
Çmimi për letërsi iu dha Pajtim Statovcit për librin 'Bolla' (Otava), të cilin juria e quajti “një roman tronditës dhe prekës që të magjepsë me fuqinë e shprehjes”
Është bërë e ditur se shkrimtari shqiptaro-finlandez, Pajtim Statovci, është nderuar me çmimin më prestigjoz në Finlandë për letërsi, “Finlandia”, transmeton albinfo.ch.
Statovcit çmimi iu dha për librin “Bolla” (Otava), të cilin juria e quajti “një roman tronditës dhe prekës që të magjepsë me fuqinë e shprehjes”. Ngjarjet në libër zhvillohen pjesërisht në Kosovë, vendlindjen e autorit.
Realisht, shkrimtari Statovci është një emër shumë i vlerësuar nga kritika ndërkombëtare.
Çmimet më prestigjioze të librit në Finlandë për letërsinë, joletërsinë dhe letërsinë për fëmijë u dhanë nga Fondacioni Finlandez i Librit (Suomen Kirjasäätiö) në Sallën Bio Rex, në Helsinki.
Vlen të theksohet se ngjarjet në libër zhvillohen pjesërisht në Kosovë, vendlindjen e Statovcit. Shkrimtari shkoi në Finlandë kur ishte dy vjeç.
Fituesi u zgjodh nga CEO-ja e kompanisë Yle, Merja Ylä-Anttila. Statovci ka marrë vlerësime anembanë botës për veprën e tij, përfshi një kandidim të fundit për Çmimin Kombëtar të Librit për romanin e tij të dytë, The Crossing.
Duhet veçuar se juria e vlerësoi librin kështu: “Një libër aktual, aspak paragjykues dhe gjithëpërfshirës, për gjendjen e pyjeve finlandeze dhe ndryshimin klimatik, ku perceptimet e natyrshme të njerëzve, përvojat, emocionet e tyre, si dhe njohuritë nga ekspertë, shkrihen vetvetiu me njëra-tjetrën”.
Kujtojmë se Pajtim Statovci është një romancier kosovar i rritur në Finlandë. Ai u shpërngul nga Kosova drejt Finlandës me familjen e tij kur ishte vetëm dy vjeç. Jeton në Helsinki dhe mban diplomë masteri për letërsi krahasuese nga Universiteti i Helsinkit. Si fitues i Çmimit Shkrimtari i Vitit në Helsinki për vitin 2018, momentalisht ai është edhe kandidat për doktoraturë në Universitetin e Helsinkit. Romani i tij i parë, “Macja ime Jugosllavia”, botuar në vitin 2014, mori vlerësim të gjerë, si nga kritikët, ashtu dhe nga lexuesit. Ky roman i dha atij çmimin prestigjioz të letërsisë, Helsingin Sanomat. Juria vlerësoi aftësinë e shkrimtarit, i cili në atë kohë ishte ende 24 vjeç, për të kombinuar jorealen me realen, dhe për t’u dhënë simboleve të vjetra një kuptim dhe fuqi të re, përcjell albinfo.ch.




E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













