Lajme
Shkrirja e akullnajave: Nepali do të zhvendosë kampin bazë të Everestit
Nepali po përgatitet të zhvendosë kampin e tij bazë në Everest sepse ngrohja globale dhe aktiviteti njerëzor po e bëjnë atë të pasigurt.
Kampi, i përdorur nga deri në 1,500 njerëz në sezonin e ngjitjeve në pranverë, ndodhet në akullnajën Khumbu, e cila është duke u shkrirë me shpejtësi, shkruan BBC.
Një vend i ri do të gjendet në një lartësi më të ulët, ku nuk ka akull gjatë gjithë vitit, thanë autoritetet.
Studiuesit thonë se uji i shkrirë po destabilizon akullnajën dhe alpinistët thonë se të çarat po shfaqen gjithnjë e më shumë në kampin bazë ndërsa ata flenë.
“Tani po përgatitemi për zhvendosjen dhe së shpejti do të fillojmë konsultimet me të gjithë aktorët”, tha për BBC Taranath Adhikari, drejtor i përgjithshëm i departamentit të turizmit të Nepalit.
“Në thelb ka të bëjë me përshtatjen me ndryshimet që po shohim në kampin bazë dhe është bërë thelbësore për qëndrueshmërinë e vetë biznesit të alpinizmit”, shtoi ai.
Kampi aktualisht ndodhet në një lartësi prej 5,364 m, ndërsa kampi i ri do të jetë 200 deri në 400 metra më i ulët, thanë autoritetet.
Planet ndjekin rekomandimet e një komiteti të formuar nga qeveria e Nepalit për të lehtësuar dhe monitoruar alpinizmin në rajonin e Everestit.
Autoritet kanë theksuar se në kamp prodhohen deri në 4 mijë litra urinë në ditë.
Një studim nga studiues nga Universiteti i Leeds më 2018 tregoi se segmenti afër kampit bazë po hollohej me një normë prej 1 milion në vit.
Autoritetet fajësojnë ngrohjen globale, por edhe faktorin njeri për dëmtimet që po i shkaktohen malit.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











