Zhvillim
Shkuan mërgimtarët, Gjilani zbrazet
"Dallimi është i madh dhe shyqyr që i kemi mërgimtarët, e që vijnë këtu, na vizitojnë e na ndihmojnë, se është vështirë vetëm nga këtu të mbesim gjallë"
Shkuan mërgimtarët, e qytetin e Gjilanit e lanë thuajse të zbrazët, restorantet të boshatisura, taksitë me pak udhëtarë, e shumë shtëpive iu mbyllën dritaret e dyert. Në qytet nuk ka më tollovi komunikacioni, e po ashtu dasmat për një kohë pushojnë.
“Po, ka dallim shumë, vërehet shumë si kur të vijnë, po ashtu kur të shkojnë `zviceranët`”, shprehet Bilall Jahiu, i shtyrë në moshë, i cili po priste për ndonjë veturë nëse do të hyjë në parkingun e tij në qendër të Gjilanit.
Jahiu jeton nga të ardhurat që fiton nga parkingu privat dhe thotë se po të mos ishin “zviceranët”, ne nuk di se si do të kishim mbijetuar.
“Muajt korrik e gusht janë një “infuzion” për ne që jetojmë në Gjilan, se fitojmë shumë më shumë se muajve të tjerë”, shtoi Jahiu, i cili nga vapa e madhe ishte ulur në një karrige nën hije.
Jo vetëm për parkingjet ndihet mungesa e mërgimtarëve gjilanas, por thuajse në të gjitha fushat e jetës.
Ankesa që ikën mërgimtarët kanë edhe taksistët.
“Natyrisht se vërehet fitimi, ndryshe fitojmë tash pas dy javëve, e ndryshe kemi fituar para dy javëve sa ishin mërgimtarët këtu. Dallimi është i madh dhe shyqyr që i kemi mërgimtarët, e shyqyr që vijnë këtu, na vizitojnë e na ndihmojnë, se është vështirë vetëm nga këtu të mbesim gjallë”, shprehet Ibrahimi, që thotë se si taksist punon qe dhjetë vjet.
Qyteti i Gjilanit dhe ai i Kamenicës marrin pamje krejtësisht tjetër sidomos gjatë muajve korrik e gusht, atëherë kur bashkëvendësit kthehen nga vendet e huaja në vendlindje. Ardhja e tyre në vendlindje bën që këto dy qytete të lulëzojnë dhe të gjallërohen. Gjithashtu edhe firmat private përgatiten mirë që t’i kënaqin konsumatorët që gjatë këtyre dy muajve dyfishohen.
Pronari i kafenesë “Fiesta” nga Kamenica thotë se është i kënaqur nga fitimi që ka marrë gjatë pushimit të mërgimtarëve, por ai ankohet në konkurrencë që bëhet jo i barabartë.
“Përderisa ky restoranti tjetër lëshon muzikë edhe pas orës 23:00 me zë të lartë, unë nuk mundem ta bëj një gjë të tillë, sepse nuk kam të njofshëm. Kjo ka bërë që edhe myshteritë të shkojnë te tjetri dhe unë të mos mundem të bëj konkurrencë të barabartë”, thotë Enver Korbi, pronar i kafenesë “Fiesta”.
Enveri tha se qyteti i Kamenicës mbushet me të rinjtë deri në orët e vona të natës dhe me të vërtetë është një gjallërim i qytetit, dhe përveç kësaj, dyqanet, restorantet dhe firmat e ndryshme i mirëpresin bashkatdhetarët, sepse ata një pjesë të madhe të hollash po i lënë te ne nëpër lokale e restorante të ndryshme.
“Të duket tjetër qytet, njerëz plot, e po ashtu edhe veturat e mbushin qytetin, e ne pse të mos jemi të lumtur që përveçse e përjetojmë këtë lulëzim të qytetit, po ashtu edhe fitojmë më shumë të holla”, tha Enveri.
Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë ka një efekt shumë të madh, sepse gjatë këtyre muajve qarkullojnë miliona euro.
Në një raport të Bankës Qendrore të Kosovës, në tremujorin e parë të këtij viti janë dërguar 130.8 milionë në Kosovë nga mërgata, krahasuar me tremujorin e parë të 2013-ës, kur kishim 127.8 milionë, ka një rritje për 3 milionë.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











