Lajme
Shkupi bëhet me aeroport modern
Thuhet se tash ky aeroport është më i madhi në Evropën Juglindore, i gatshëm për t’i shërbyer katër milionë udhëtarë në vit
Kompania turke TAV edhe zyrtarisht lëshoi në përdorim aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” me kapacitet për pritjen dhe përcjelljen e 4 milionë pasagjerëve në vit.
Me një investim prej 100 milionë eurosh turqit në aerportin më modern në Ballkan kanë ngritur një ndërtesë të re me terminale për udhëtare në hapësirë prej 40.000 metra katrorë, zgjerimin e pistës për 500 metra, parkingje me hapësirë, prej 42.000 metra katrorë, ndërtesë zyrtare kargo terminal me kapacitet prej 40.000 tonelata në vit. Në hapjen solemne kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se aeroporti i ri do të ndryshojë botëkuptimin e të huajve për Maqedoninë, raporton Alsat M.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i holdingut Tav, Mustafa Semi Shener, tha investimi i tyre në Maqedoni është ndikuar nga politikat ekonomike të Maqedonisë dhe mikpritja e popullit të këtushëm.
Fluturimi i parë nga terminali i ri do të realizohet me 9 shtator për të cilën konkurojnë “Austrian Airlines” dhe “Edelvise Air”. Hapjen solemne të aeroportit e kanë ndjekur 160 gazetarë nga Turqia dhe një numër i madh i qytetarëve të ardhur në aeroport me autobusat e ri kinez dykatësh, njofton Alsat M.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












