Maqedonia
Shkupi, në shënjestër të kërcënimeve kibernetike
Raportohet se një sërë kërcënimesh për vendosje të mjeteve shpërthyese u shpërndanë përmes postës elektronike të premten në dhjetë shkolla të Shkupit dhe në pesë në qytetin e Manastirit; në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në dy hotele të njohura, “Alexander Pallace” dhe “Marriot”, në qendrën tregtare “East Gate” si dhe një sallë sporti, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, kishte planifikuar mbajtjen e një fjalimi në hotelin “Alexaner Pallace” mëngjesin e së premtes, së bashku me ministrat e Ekonomisë dhe Financave, por ngjarja u anulua për shkak të alarmit kërcënues.
Alarmet rezultuan të rreme, sipas autoriteteve.
Pas marrjes së njoftimit për vendosjen e mjeteve shpërthyese, policia tha se kishte marrë masat për evakuuimin e sigurt të njerëzve nga objektet, ndërsa kontrollet anti-terror kanë zgjatur për disa orë. Policia thotë se “po merr masa për ndriçimin e rasteve”.
Kjo nuk është hera e parë që shkollat në veçanti dhe institucione të tjera publike kërcënohen me bomba përmes e-maileve. Kjo po bllokon punën e institucioneve pubike, ndërsa po shton shqetësimin e qytetarëve.
Ndërkohë, aeroporti i Shkupit u rihap përsëri pas kontrolleve dhe konstatimit se nuk ekziston rrezik për pasagjerët dhe punonjësit.
Vetëm një ditë më parë pati alarme të rreme në rreth pesëdhjetë shkolla të Shkupit dhe të Kumanovës. Mes prindërve të nxënësve vihet re shqetësimi për shkak të humbjes së mësimit dhe pasojave të tjera eventuale dhe për shak të pamundësisë së organeve policore që të zbulojnë autorët.
Opozita maqedonase e ka kritikuar ministrin e Rendit, Oliver Spasovki, duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme dhe duke e akuzuar atë për paaftësi.
Ndërkohë, autoritetet policore nuk japin shumë hollësi lidhur me këto zhvillime, përveç njoftimeve se kërcënimet vijnë nga shtete të ndryshme prej adresave fiktive të e-maileve përmes rrjeteve private, VPN që e bëjnë të pamundur zbulimin e orgjininës së postës elektronike.
Kryeministri Kovaçevski e ka quajtur luftë hibride, ndërsa qeveria e tij ka njoftuar NATO-n për këto kërcënime./voa
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











