Lajme
Shkupi subvencionon fluturimet me kosto të ulët
“Wizz Air” do të fluturojë dy herë në javë nga Shkupi për në Milano, Ajnthoven, Dortmund, Mynih, Malmo, dhe tri herë në javë për në Bazel
Qytetarët e Maqedonisë që nga fillimi i nëntorit do ta kenë mundësinë të fluturojnë nga aeroporti i Shkupit në gjashtë destinacione të reja, me çmime të ulëta, të cilat do të ofrohen nga kompania ajrore hungareze me kosto të ulët “Wizz Air”, e që do të subvencionohen nga qeveria maqedonase.Kjo është bërë e ditur të enjten nga ministri maqedonas i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, raportojnë mediat e Shkupit .
Ai i bëri publik vendimin e qeverisë maqedonase për të subvencionuar kompaninë ajrore hungareze “Wizz Air”, e cila është zgjedhur për të bërë promovimin dhe zhvillimin e trafikut ajror.
“Wizz Air”, do të marrë subvencione për një periudhë prej tre vjetësh nga 28 tetori 2012, për të mundësuar fluturime dy herë në javë për në Milano në Itali, Ajnthoven në Holandë, Dortmund dhe Mynih në Gjermani, dhe dy herë në javë nga 29 tetori për në Malmo, dhe tri herë në javë nga 30 tetori për në Bazel të Zvicrës .
Kompania ajrore “Wizz Air” ka ofruar alternativa edhe të një destinacioni tjetër për në Bruksel, që mund të realizohet në të ardhmen.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












