Lajme
Shkup:Protestë e shqiptarëve kundër arrestimeve
Mijëra shqiptarë kanë protestuar në Shkup kundër arrestimeve të fundit në operacionin "Monstër" lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc
Protestuesit pas qëndrimit për disa minuta pranë Gjykatës Themelore , janë drejtuar në drejtim të Qeverisë me brohoritjet dhe parullat për drejtësi, njofton INA.
Brohoritjet masive janë dëgjuar para Qeverisë së Shkupit si: “Shqiptarët nuk janë terroristë”, “Shqiptarët nuk janë radikalë islamik”, “Stop proceseve të montuara”, “Allahu është i madh”, etj. Në mesin e brohoritjeve janë dëgjuar edhe thirrje fetare islame nga disa protestues, raporton INA.
Në mesin e protestuesve ka pasur protestues që kanë tentuar që t’i heqin barrikadat pranë gjykatës, mirëpo ato janë penguar dhe nuk janë lejuar nga organizatorët.
Qytetarët protestues janë të indinjuar me mospraninë e përfaqësuesve politik shqiptarë nga radhët e partive politike shqiptare.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













