Lajme
Shkup:Zonat ekonomike, pa investitorë të huaj
Prania dhe promovimi i vazhdueshëm i këtyre zonave nuk ka ndikuar në tërheqjen e interesit për investitorët e huaj
Megjithë rritjen e zonave ekonomike nga ana e Qeverisë dhe thirrjeve për të investuar me kushte të volitshme në Maqedoni, prapë se prapë mungon interesimi në mesin e kompanive botërore.
Përveç mungesës së interesit, një goditje e radhës për vendin dhe ekonominë ishte anulimi i investimeve të paralajmëruara nga kompania koreane “Hajer dhe Trivju”, e cila kishte planifikuar edhe planin e investimit për prodhime teknike dhe kompjuterike në zonën e lirë ekonomike “Bunarxhik”, njofton INA.
Deri tani Qeveria ka hapur katër zona ekonomike: Dy zonat e lira ekonomike në Shkup- Bunarxhik 1 dhe 2, zona e lirë ekonomike në Tetovë si dhe zona ekonomike në Shtip. Ministria e Ekonomisë ka paralajmëruar edhe mundësinë e hapjes së zonave të tjera ekonomike.
Prania dhe promovimi i vazhdueshëm i këtyre zonave nuk ka ndikuar në tërheqjen e interesit për investitorët e huaj.
Investimet e huaja gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit të kaluar kanë shënuar rënie prej 7,3 milion, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2009.
Vitin e kaluar janë realizuar rreth 120 milion euro investime të huaja.
Ekspertët për çështje ekonomike kanë kërkuar që të shqyrtohet plani qeveritar për investimet e huaja, për shkak të shmangies së harxhimeve të mëdha për zonat e lira ekonomike, për promocionet e padobishme dhe për shërbimet e tjera që nuk kanë sjellë asnjë efekt për përmirësimin e gjendjes ekonomike.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










