Shkurt.ch
Shokët e Viganit të vrarë, marshim paqësor kundër dhunës
Organizatorët, në një komunikatë shkruajnë se policia tashmë e ka lejuar këtë marshim paqësor
Miqtë e Vigan Morinës, të vrarë tri ditë më parë në Cyrih kanë vendosur që publikisht të japin një sinjal kundër dhunës së ushtruar në këtë rast dhe në rastet tjera. Për këtë, ata kanë zgjedhur organizimin e një marshimi nëpër rrugët e Cyrihut që do të mbahet të shtunën.
Vrasja e Viganit dhe plagosja e rëndë e vëllait të tij, Visarit ka tronditur rëndë rrethin shoqëror të dy vëllezërve dhe më gjerë. Për këtë arsye, shokët e tyre, përmes facebook-ut kanë bërë thirrje për një marshim protestues nëpër rrugët e Cyrihut që do të zhvillohet këtë të shtunë. Organizuesi i këtij aksioni, Cengiz Ajdini, në një komunikatë shkruan se policia tashmë e ka lejuar këtë marshim paqësor.
Përmes këtij marshimi dëshirohet të mobilizohen sa më shumë njerëz që ta përkujtojnë Viganin dhe që ta përpunojnë fatkeqësinë e rëndë që ka ndodhur. Veç kësaj, rrethi i miqve dëshiron që t`i tregojë familjes dhe opinionit se sa i rëndësishëm ka qenë për ta Vigani.
Gjatë marshimit që do të fillojë në Helvetiaplatz në orën 19.00 është paraparë një minutë heshtje në vendin e krimit. Marshimi përfundon në orën 20.15 në Werdmühleplatz.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025












