Shkurt.ch
“Shopingu” i zviceranëve jashtë vendit, dëmton tregtinë vendore
«Shopingu» në botën e jashtme, gjegjësisht në zonat pranë kufirit të shteteve fqinje, me produkte dukshëm më të lira po e bën efektin e vet në tregtinë me pakicë ë Zvicrës.
Zviceranët gjatë vitit që shkoi, kanë shpenzuar rreth 11 miliardë franga për blerje jashtë vendit dhe me këtë i kanë shkaktuar humbje tregtisë me pakicë në Zvicër, shkruan srf.ch. Sipas një studimi të realizuar nga Credit Suisse, qarkullimi i tregtisë me pakicë në Zvicër ka pësuar një rënie prej 0.4 për qind në krahasim me një vit më parë. Duhet përmendur se në vitin pararendes (2014) qarkullimi në fjalë kishte shënuar rritje prej 1.1%.
Tregtia me pakicë ka edhe telashe të tjera, konstaton studimi, transmeton albinfo.ch. Kjo konsiston para së gjithash në përkeqësimin e disponimit të konsumatorëve nga fundi i vitit për shkakun se shumë ndërmarrje kishin paralajmëruar shkurtime të vendeve të punës.
Studimi i CS prognozon se gjatë vitit 2016 do të ketë një zbutje të lehtë të prolemit.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











