Jeta në Zvicër
Shoqatat humanitare: Zvicra duhet të pranojë 100.000 sirianë
"Nuk është jorealiste të pranohet një numër i tillë kur dihet se në krahasim me numrin e atyre që kanë strehuar vendet fqinje të Sirisë, ai serish do të ishte një numër i vogël"
Po u dëgjuan organizatat humanitare zvicerane dhe ato që merren me mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve, Zvicra do të duhej të pranonte jo më pak se 100 mijë refugjatë nga Siria. Këtë kërkesë e kanë bërë përmes një letre të hapur drejtuar autoriteteve një numër organizatash të refugjatëve.
Zvicra mundet por edhe duhet të pranojë 100 mijë refugjatë sirianë, thuhet veç tjerash në arsyetimin e letrës së nënshkruar nga 27 shoqata , në mesin e të cilave është edhe organizata Solidarite sans Frontieres. Në këtë kontekst sipas tyre nuk ka rëndësi se çfarë statusi do t`u jepet atyre në rast se do të strehoheshin në Zvicër.
Aktualisht Këshilli Federal duke plotësuar një kërkesë të bërë nga Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës është duke bërë shqyrtimin rreth asaj se çfarë masash do të mund të pranoheshin grupe më të mëdha të refugjatëve.
Në konferencën e mbajtur me këtë rast deputeti nacional nga Partia e Gjelbër, Balthasar Glättli ka thënë se që nga Lufta e Dytë Botërore asnjëherë nuk ka pasur në botë kaq shumë njerëz të arratisur (refugjatë) nga vendi i tyre sikur aktualisht, nga Siria dhe gjetiu.
Prandaj nuk është jorealiste të pranohet një numër i tillë, sidomos kur dihet se në krahasim me numrin e atyre që kanë strehuar vendet fqinje të Sirisë, ai serish do të ishte një numër i vogël. Veç kësaj,edhe nga fakti se Zvicra është ndër shtetet më të pasura në botë, ka obligime morale kundrejt njerëzve në nevojë.
E-Diaspora
-
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë Shfaqja “Ne dhe Ata”, me interpretim nga Dan Morina dhe me skenar e regji të Ben... -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia”
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it











