Kosova
Shoqëria civile fton Kurtin të jetë transparent lidhur me dialogun me Serbinë
KDI e ka ftuar kryeministrin Kurti që sa më parë ti drejtohet Kuvendit të Kosovës që të raportojë mbi takimet e mbajtura në kuadër të dialogut me Serbinë
Instituti Demokratik i Kosovës (IDK) përmes një letre publike drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar atij që të ofrojë “transparencë rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi”
Në këtë letër, IDK-ja ia ka përkujtuar kryeministrit Kurti që gjatë kohës sa ishte në opozitë partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje, kishte insistuar në vazhdimësi transparencë dhe llogaridhënie ndaj Kuvendit dhe qytetarëve lidhur me këtë proces dhe se nga ai pritet që t’iu përmbahet këtyre parimeve.
“Më 15 qershor keni marrë pjesë në takimin e parë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me presidentin e Serbisë (Aleksandar Vuçiq), ku keni paraqitur 4 propozime. As para dhe as pas vizitës tuaj në Bruksel nuk keni raportuar në Kuvend lidhur me pozicionin e Qeverisë së Kosovës për të ardhmen e këtij procesi si dhe më konkretisht lidhur me këtë takim”, thuhet në letrën me kërkesën publike të IDK-së, përcjell Albinfo.ch.
Ky institut konsideron që mungesa e transparencës po thellohet edhe sot, kur në Bruksel po mbahet takim i kryenegociatorit, z. Besnik Bislimi me palën serbe, ndërkohë që Kuvendi dhe as publiku nuk janë të njoftuar për këtë takim, për temat që do të diskutohen si dhe qëndrimin që do të paraqesë Qeveria e Kosovës.
“Të njëjtat shqetësime vlejnë edhe për takimin e nivelit të lartë, të paralajmëruar për datën 25 korrik, midis jush dhe presidentit Vuçiq”, thuhet në letrën e IDK.
KDI e ka ftuar kryeministrin Kurti që sa më parë ti drejtohet Kuvendit të Kosovës që të raportojë mbi takimet e mbajtura në kuadër të dialogut me Serbinë, duke theksuar që raportimi është përgjegjësi kushtetuese dhe vlerë e qeverisjes së përgjegjshme.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar











