Kosova
Shoqëria civile: Serbia po bën spastrim etnik “modern” në Medvegjë
Nga Shoqëria civile thonë se ky është rezultat i spastrimit etnik që po bënë Serbia, ndërsa për këtë fajet i ka Kosova dhe Shqipëria
Partitë shqiptare në Medvegjë, nga 8 këshilltarë komunalë, sa kishin, tash nga zgjedhjet e fundit do të kenë vetëm tre. Kjo për shkak se shumë shqiptarë që kishin të drejtë vote, nuk ishin në listat për të votuar në zgjedhjet e djeshme lokale në Serbi. Nga Shoqëria civile thonë se ky është rezultat i spastrimit etnik që po bën Serbia, ndërsa për këtë fajet i ka Kosova dhe Shqipëria.
Isa Beqiri nga Medvegja, edhe pse jeton në Kosovë, nuk votoi në zgjedhjet e rregullta lokale, pasi që nuk ishte në lista.
“Nuk kam shkuar, sepse na kanë shlyer nga lista e votuesve. Më kanë shlyer mua dhe djalin e madh pasi i vogli ka lindur në Prishtinë”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin Isa Beqiri.
Problem të njëjtë si të tij kanë shumë qytetarë që jetojnë jashtë Serbisë, e madje dhe në Medvegjë. Aktivisti i shoqërisë civile nga Medvegja, Samir Shahini, ka fajësuar institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë për mosreagim ndaj spastrimit etnik që po bën Serbia në Medvegjë.
“Arsyeja pse nuk kam letërnjoftim valid ëshët pasivizimi i adresave të shumë shqiptarëve. Ky numër është jashtëzakonisht i madh dhe po vjen duke u rritur në Medvegjë që në vete përbën një spastrim etnik modern që shteti serb po e bën në mënyrë shumë të heshtur në Medvegjë tash e disa vite”, deklaroi Samir Shahini, përcjell Telegrafi.
Përmes një deklaratë me shkrim drejtuar RTV Dukagjini, administrator i Partisë Demokratike në Medvegjë, Haki Kadriu, ka thënë se pasivizimi i adresave është bërë për arsye politike.
“Në zgjedhjet e kaluara kishim mbi 4000 të evidentuar në listat zgjedhore. Arsyeja e zvogëlimit të numrit të votuesve në listën zgjedhore është pasivizimi i adresave, që me automatizëm ka bërë shlyerjen nga listat votuese. Pasivizimi i adresave është bërë për arsye politike me tendencë të zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të shqiptarëve”.
Sipas rezultateve preliminare të këtyre zgjedhjeve, partitë shqiptare, koalicioni “Të gjithë për Medvegjën” dhe Partia për Veprim Demokratik kanë marrë 3 këshilltarë komunalë, nga 8 sa kishin në legjislaturën e fundit, përcjell Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2421514034796452/?t=0
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













