Futboll
Shorti i 7 dhjetorit: Në cilat vazo ndodhen Zvicra, Kosova e Shqipëria
Në shortin e eliminatoreve të Katar 2022 për zonën evropiane që do të hidhet më 7 dhjetor në Cyrih, 5 grupe do të jenë me nga 6 skuadra dhe 5 grupe të tjera me nga 5 skuadra
Më 7 dhjetor në Cyrih do të hedhet shorti për eleminatoret e Kupës së Botës 2022.
Zvicra ndodhet në vazon e dytë dhe në grup do të ketë një kombëtare më të fortë, të paktën në letër, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria ka arritur të fitojë tri vende në renditjen e re të FIFA-s për muajin nëntor pasi pozicionohet e 66-ta me 1360 pikë, por pavarsisht kësaj ka mbetur në vazon e katërt.
Kosova ndërkohë pozicionohet e 117-ta në renditjen e FIFA-s, duke mos ndryshuar asnjë pozicion dhe do të jetë sërish në vazon e pestë.
Kombëtaret e para në grupe do të kualifikohen direkt në Botëror, kurse vendet e dyta do të luajnë në Play-off.
VAZO 1: Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda.
VAZO 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania
VAZO 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda
VAZO 4: Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu
VAZO 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra
VAZO 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?













