Shkurt.ch
Shpallet i pafajshëm deputeti Lumenga
Gjykata ka konstatuar se veprimi i Lumengas nuk ka qenë falsifikim i votës por vetëm veprim në kuadër të fushatës zgjedhore
Gjykata e lartë e Bernës ka liruar deputetin federal me prejardhje afrikane, Ricardo Lumenga nga akuza për falsifikim të votave. Në vjeshtën e vitit të kaluar deputetin, i cili atëbotë i takonte Partisë Socialdemokrate, gjykata e qytetit Biel/Bienne e kishte shpallur fajtor se në zgjedhjet lokale të vitit 2006 i kishte plotësuar dhe shpërndarë vetë 44 fletëvotime, shkruan 20minuten.ch.
Ai para gjykatës së përmendur kishte kundërshtuar akuzat, duke thënë se vetëm po ndihmonte zgjedhësit e tij potencialë për të votuar. Kjo, me gjithë faktin se ato fletëvotime të mbushura nga ai ishin hedhur në kutitë e votimit.
Megjithatë Lumengo ishte zgjedhur atë vit në parlamentin e qytetit ndërsa një vit më vonë edhe në Parlaentin Nacional.
Pas akuzave të cilave iu nënshtrua vitin e kaluar, ai humbi edhe besimin e SP-së, partisë në emrin e të cilës i kishte fituar votat. Kjo e fundit ishte distancuar nga ai dhe i kishte kërkuar që të hiqte dorë nga mandati i deputetit. Lumenga nuk kishte vepruar ashtu por kishte vazhduar punën si deputet pa parti.
Tash, vendimi i gjykatës së lartë të Bernës ka anuluar vendimin e shkallës më të ulët dhe Ricardo Lumenga është i pafajshëm para ligjit. Gjykata e përmendur ka konstatuar se veprimi i Lumengas nuk ka qenë falsifikim i votës por vetëm veprim në kuadër të fushatës zgjedhore.
Medieve të interesuara zvicerane ai u ka deklaruar se sërish do të kandidojë për vendin e deputetit në Parlamentin Federal. Kësaj here ai nuk synon që këtë ta bëjë përmes Partisë Socialdemokrate. Se në listën e cilës parti do të kandidojë ai ka thënë se do të vendosë së shpejti.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij













