Shkurt.ch
Shpallet i pafajshëm mjeku që ka ndihmuar vdekjen e pacientit
Sipas ligjit, medikamentet vdekjeprurëse mund të përshkruhen vetëm kur gjendja e pacientit është e njohur nga mjeku, gjë që në këtë rast nuk ka ndodhur
Gjykata e Qarkut e Neuchatelit, si gjykatë e shkallës së dytë e ka shpallur të pafajshëm një mjek për ndihmën që ka ofruar në “vdekjen e asistuar” të një personi 89 vjeçar. Ai i ka përshkruar plakut në fjalë një substancë vdekjeprurëse, pa e konstatuar më parë personalisht gjendjen e tij shëndetësore.
Pacienti në fjalë i ishte drejtuar organizatës për vdekje të asistuar (eutanazi) “Exit” pasi që konsideronte se sëmundja dhe gjendja e tij jetësore ishin të papërballueshme kështu që donte t`i jepte fund jetës. Ai madje kishte bërë edhe përpjekje për vetëvrasje, shkruan nzz.ch. Pastaj, mjeku i ka përshkruar atij 15 gramë të substancës vdekjeprurëse edhe pse pacienti e kundërshtonte kontrollimin mjekësor.
Shkalla e parë e gjyqësisë e kishte dënuar mjekun me një gjobë prej 500 frangash. Ajo kishte konstatuar se mjeku kishte vepruar në kundërshtim me ligjin. Sipas ligjit, medikamentet mund të përshkruhen vetëm kur gjendja shëndetësore e pacientit është e njohur nga mjeku, gjë që në këtë rast nuk kishte ndodhur.
Duke qenë se bëhet fjalë për një rast unik, ky ka ngjallur interesim edhe në kantonet tjera pasi që mund të shërbejë si precedent për rate të ngjashme.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”














