Lajme
Shpallet zyrtarisht vendimi: zgjedhje të parakohshme më 11 dhjetor
Kryeparlamentari i Maqedonisë, Trajko Veljanovski, zyrtarisht shpalli vendimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare me 11 dhjetor, ndërsa përfaqësuesit e Bashkimit Evropian presin zgjedhje të lira dhe demokratike
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, sot dhe zyrtarisht shpalli vendimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare në këtë shtet, që do të mbahen me 11 dhjetor, ditë e diel. Ndërsa përfaqësuesit e Bashkimit Evropian presin zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Republika e Maqedonisë do të hyjë në një periudhë të ndërlikuar të aktiviteteve të shpeshtuara të partive politike, periudhë kjo e cila sinqerisht besoj se do të kalojë në një atmosferë të dinjitetshme, kulminacion i se cilës do të jenë zgjedhjet më 11 dhjetor, kur me një frymë festive do të duhet të zgjidhen përfaqësuesit e popullit, të cilët do ta formojnë përbërjen e re parlamentare, të nëntën me radhë të Kuvendit të Maqedonisë”, tha Trajko Veljanovski, citon INA.
Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar tha se zgjedhjet më 11 dhjetor mund ta nxjerrin vendin nga kriza politike me kusht që fushata të jetë korrekte dhe zgjedhjet të jenë të besueshme,
Ai sot mori pjesë në hapjen e Konferencës kombëtare “Ndërtimi i kulturës së bashkëjetesës: Bashkëpunim mes organizatave civile dhe vetëqeverisjeve lokale si faktor për zhvillim të dialogut ndëretnik”.
“Zgjedhjet mund ta nxjerrin vendin nga kriza politike edhe nën kusht që qeveria e re kur ta merr funksionin të kërkoj zbatim urgjent, të sinqertë dhe gjithëpërfshirës të prioriteteve reformuese”, tha Zhbogar, sipas të cilit, njëri nga kushtet themelore është edhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025











