Lajme
Shpërbëhet Kuvendi i Maqedonisë
Kuvendi paraprakisht miratoi Buxhetin për vitin 2017, me çka u krijua kusht për shpërndarjen e kësaj përbërje të deputetëve, për të shkuar në zgjedhje të reje më 11 dhjetor
Me 110 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët maqedonas votuan për shpërbërjen e Parlamentit të Maqedonisë. Pas votimit, ka vijuar një duartrokitje e fortë nga deputetët, ndërsa kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski u ka uruar ish-deputetëve sukses të mëtutjeshëm në jetë.
Kuvendi paraprakisht sot e miratoi Buxhetin për vitin 2017, me çka u krijua kusht për shpërndarjen e kësaj përbërje të deputetëve, për të shkuar në zgjedhje të reje më 11 dhjetor.
Para fillimit të debatit për shpërndarje, deputetët i zgjodhën Dejan Boshkovski dhe Enever Elmazin për anëtar të Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë. Po ashtu Kuvendi i solli edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bankat, të Ligjit për veprim inovativ dhe programit për shënimin e përvjetorëve jubilare për ngjarje dhe personalitete të rëndësishme.
Gjatë votimit për shpërbërjen e kuvendit të Republikës së Maqedonisë kryeparlamentari Trajko Veljanovski tha se shpërbërja e Kuvendit bëhet në bazë të nenit 63 paragrafi 6 të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, transmeton Koha.
“Përpara se të deklaroj rezultatin e votimit i cili tanimë është i dukshëm, dua që edhe një herë t’u falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur, bashkëpunim ky që ishte në interest ë Republikës së Maqedonisë , personalisht falënderoj çdonjërin deputet që ka dhënë kontributin e tij për të mirën e Republikës së Maqedonisë, çdonjërit nga ju në planin personal dhe profesional ju dëshiroj suksese në periudhën e ardhshme”, tha ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit Mijëra banorë të huaj refuzojnë ndihmën sociale nga frika e humbjes së lejeve... -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër












