Shqipëria
Shpërndanin kokainë, 25 persona në pranga, pjesë e grupit kriminal në Tiranë
Një grup kriminal, i cili shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla në Tiranë, është shkatërruar duke çuar në pranga 25 persona, teksa 10 të tjerë janë në kërkim, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat i bëri me dije Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Në kuadër të operacionit “Temupull 3”, Vocaj sqaroi se janë sekuestruar kokainë të ndarë në doza të vogla, heroinë, makina si edhe celularë.
“Rezultatet e koduar Tempulli 3, u godit një grup që shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla. Sektori për narkotikët, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, bazuar në inteligjencë informative, në janar referuan materialet në gjykatën e shkallës së parë. U siguruan prova për veprimtarinë kriminale të 35 shtetasve. U arrestuan 20 persona, u zbatuan masat arrest me burg për 5 shtetasve të tjerë, vijon puna për kapjen e 10 personave të tjerë. U sekuestruan: 3.5 kg kokaine, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis, 27 celulare, 5 automjete”, tha ai.
Pikërisht për këtë operacion, i cili ka qenë i shtrirë në kohë, ministri Taulant Balla ka njoftuar se krimet që bëhen në perimetrin e sigurisë në shkolla do të kenë dënime më të rënda. Sa u përket drogave, shitja brenda perimetrit të sigurisë do të dënohet nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet, ndërsa përshtatja e lokaleve për lëndët narkotike do të ketë ndëshkim deri në 10 vjet burgim.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit











