Lajme
Shpërthim në veri
Një shpërthim është regjistruar rreth tridhjetë minuta pas mesnatës, në një parking të një ndërtese në veri të Mitrovicës, nga i cili tri automjete kanë pësuar dëme materiale.
Policia ka bërë të ditur se mjeti eksplodues i cili nën rrethana ende të pasqaruara ka shpërthyer në rrugën “Fillip Vishnjiq”, ka shkaktuar dëme materiale në tri automjetet civile dhe në dy xhama të dritareve të ndërtesave në afërsi, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz.
Ekzaminimi i vendit të ngjarjes është duke u proceduar nga njësitë përkatëse hetimore të stacionit veri, teknikëve të kriminalistikës dhe njësisë së specializuar për identifikim të mjeteve eksploduese nga radhët e KFOR-it.
Hetuesit policor janë në pritje të raportit ekzaminues të ekspertëve të KFOR-it, për të përcaktuar llojin e mjetit shpërthyes të përdorur në këtë akt kriminal.
Policia ka iniciuar hetimet për të zbuluar shkaqet, motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij akti kriminal.
Dyshohet se cak i këtij sulmi ishte automjeti “Audi80” pa targa të regjistrimit, pronë e një qytetari të përkatësisë etnike serbe, i punësuar si staf lokal në EULEX, ndërsa dy automjetet tjera të parkuara afër vendit të ngjarjes, një “Reno clio” dhe “Ford escape”, kanë pësuar dëme më të vogla materiale.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











