Lajme
Shpërthime dhe breshëri armësh në veri, kërkohet largimi i Stefanoviqit
Strukturat paralele serbe në veri kanë kërkuar largimin e Borisllav Stefanoviq nga detyra e shefit të ekipit negociator serb
Në mesnatë në rajonin e Zubin Potokut janë dëgjuar shpërthime dhe breshëri armësh. Nuk është raportuar asnjë plagosur dhe arsyeja e këtyre shpërthimeve është ende e panjohur.
Ushtarët e KFOR-it kishin bllokuar më parë rrugën kryesore alternative në komunën e Zveçanit në drejtim nga Novi Pazari, rrugë kjo rurale e njohur si një ndër rrugët me frekuentim më të madh të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë.
Pas bllokimit të rrugës dhe kamionëve, një numër i madh i serbëve kanë protestuar dhe bllokuar rrugët e tjera.
Lajmi për shpërthimet është konfirmuar nga TV Most
Kurse strukturat paralele serbe në veri kanë kërkuar largimin e Borisllav Stefanoviq nga detyra e shefit të ekipit negociator serb në bisedimet me Kosovën, ndërkohë që i kanë bërë thirrje Qeverisë së Serbisë që të angazhohet përmes Qeverisë ruse që në Kosovë të kthehen ushtarët rusë në kuadër të KFOR-it.
I ashtuquajturi kryetar i Këshillit Nacional serb Millan Ivanoviq, ka kërkuar ndërrimin e menjëhershëm të Stefanoviqit për shkak, siç u shpreh ai, dëmit që u ka shkaktuar serbëve të Kosovës me rastin e pranimit të vulave të shtetit të Kosovës.
Ai ka thënë se me aktin e pranimit të vulave, Serbia ka përjashtuar veten nga veriu i Kosovës në mënyrë tradhtare dhe se kjo sipas tij nënkupton definitivisht njohjen e shtetit të Kosovës.
Ivanoviq i ka bërë thirrje zëvendëskryeministrit serb Ivica Daqiq që të angazhohet përmes ambasadës dhe qeverisë ruse që në Kosovë të kthehen ushtarët rusë në kuadër të KFOR-it.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













