Bota
Shpëtohen 1 300 pasagjerë, të bllokuar në detin e Norvegjisë
1300 pasagjerë të bllokuar në një anije udhëtimi jashtë bregut perëndimor të Norvegjisë u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit pas një pune intensive gjatë gjithë natës së të shtunës, thanë autoritetet.
Policia në qarkun e More og Romsdal tha se anija pësoi defekt në motor dhe të gjithë personat që ishin në bord u evakuuan në breg.
Agjencia e Shpëtimit të Detit në Norvegji tha se anija “Viking Ship”, e cila zotërohet nga “Viking Ocean Crusies”, dërgoi një sinjal alarmi mes dallgëve të larta dhe erërave të forta.
Pesë helikopterë dhe disa anije shpëtimi u thirrën për shpëtim, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Një nga anijet e shpëtimit, një transportues me emrin Hagland Captain, gjithashtu e humbi fuqinë e motorit dhe dy helikopterë u devijuan për të shpëtuar ekuipazhin e saj.
Deri të dielën në mëngjes, anija kishte arritur të vinte në punë tre nga katër motorët e saj dhe po përpiqej të ankorohej pranë portit më të afërt.
“Ishim duke ngrënë drekë kur anija filloi të dridhej”, tha John Curry, i cili u evakuua me helikopter.
“Dritaret u thyen dhe uji hyri brenda. Ishte thjesht kaos. Udhëtimi në helikopter, më mirë do ta harroj. Nuk ishte kënaqësi”, tha ai.
Janet Jakobi, i cili u shpëtua gjithashtu, tha për mediat vendase se nuk kishte parë kurrë ndonjë gjë aq të frikshme, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
“Unë fillova të lutem, u luta për sigurinë e të gjithëve në bord”, tha ajo. “Udhëtimi me helikopter ishte i tmerrshëm”.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












