Lajme
Shpresë për turizmin shqiptar, fillojnë prenotimet për verën 2021
Pavarësisht goditjes që pësoi turizmi një vit më parë, shpresa për një sezon më të mirë është shtuar te operatorët turistikë në Durrës e Kavajë. Rezervimet e para nga turistët kanë mbërritur, duke hapur dritën jeshile për rimëkëmbjen e këtij sektori jetik për ekonominë e vendit.
“Ky vit presim të ketë shumë ndryshime, pasi ne funksionojmë me kontrata me të huajt. Shtetet që kanë nisur prenotimet janë kryesisht polakët, gjermanët, norvegjezët, danezët dhe hungarezët. Kanë filluar rezervimet, po pritet dhe vlerësimi i situatës. Kemi rezervime çdo ditë nga pak dhe shpresojmë në një vit të suksesshëm”, thonë pronarë hotelesh.
Edhe këtë vit, pandemia pritet të jetë faktor kyç në kontratat mes agjencive të huaja turistike dhe hoteleve të shumta përgjatë Adriatikut, përfshirë dhe ndikimin te çmimet për pushuesit, raporton Tch, përcjell Albinfo.ch.
“Nëse do të vijojë si vjet, do të ketë anulim të kontratave ose ndryshim të kushteve të kontratës. Ekziston mundësia që nga kontratë me garanci të bëhet me “allotment”, sa klientë vijnë, aq do të pranojmë dhe ne si hotel. Vjet i përshtatëm çmimet me shqiptarët dhe kanë qenë shumë të mira”.
Sezonin e kaluar ishin pushuesit vendas që e shpëtuan turizmin në Shqipëri, po dhe këtë vit pritet që shqiptarët nga Kosova dhe Maqedoni e Veriut t’i kalojnë pushimet buzë Adriatikut.
“Mendoj se do të jetë sezon i mirë. Përveç të huajve, do të kemi dhe shqiptarë të interesuar. Për hotelet përtej pandemisë, kjo periudhë ka qenë një mundësi shumë e mirë për të njohur vendin tonë”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










