Lajme
Shqipëri, 4-vjeçari i infektuar me HIV
Më 21 dhjetor, Kujtimi i mbush 4 vjet, ndërsa nga lindja është i sëmurë me HIV. Pas vdekjes së prindërve, ai jeton me gjyshen në varfëri të rëndë dhe i izoluar nga bota
Është vetëm katër vjeçar dhe tani ka dëshirë të shkoj në çerdhe dhe të luaj me fëmijët tjerë me top, ndërsa ëndrrat e tij është që kur të rritet të bëhet mësues. Por, të gjithë këto aktualisht, duket se do të mbesin vetëm dëshira për Kujtimin nga Vlora, i cili mori virusin HIV nga prindërit e tij, tashmë të vdekur.
Më 21 dhjetor, Kujtimi i mbush 4 vjet. Ai është i sëmurë me HIV, ndërsa pas vdekjes së prindërve, ai jeton me gjyshen Fejzie Resulaj dhe dy motrat e tij 14 dhe 10 vjeç, të cilat fatmirësisht nuk janë të infektuara me HIV.
Megjithatë e keqja e gjithë kësaj është se familja ku jeton Kujtimi, jeton në varfëri të plotë, e pa asnjë ndihmë nga shteti, raporton BW. Prandaj, dëshirat e 4 vjeçarit për të shkuar në kopsht, për të luajtur me fëmijët dhe për të vazhduar shkollimin, mbesin vetëm ëndërrtat e Kujtimin.
Gjyshja e tij, e cila mbijeton për këta tre fëmijë thotë se vazhdimisht i është drejtuar instancave për ndihmë, Shërbimit Social Shtetëror e organizmave të ndryshme, me qëllim që për 4 vjeçarin, të mundësohet një jetë komunitare në qendra të specializuara, por asgjë nuk është plotësuar.
Sipas Fejzies, institucionet nuk duan tija dinë për tre jetimët, duke e lënë 4 vjeçarin me HIV/AIDS, në mëshirë të fatit, e duke ekspozuar ndaj sëmundjes edhe dy motrat e tij.
“Jam shumë e mërzitur që shteti më ka lënë pas dore ndjehem shumë e përbuzur edhe kur shkoj në spital. Unë jam 65 vjeçe ku është ajo mortje, ku është futur, të më marrë mua se nuk e dua jetën! Nuk kam parë asnjë ndihmë, nuk mora asgjë. Dua të ma marrin djalin në qendër, siç më kanë premtuar”, shprehej gjyshja e Kujtimit.
Ajo thotë se në shtëpinë e saj nuk shkon asnjëri, sepse kanë frikë nga 4-vjeçari.
Në ditën ndërkombëtare kundër HIV/AIDS, Fejzia i bën apel shtetit të vërë dorë për Kujtimin e vogël të cilit rrezikon të ketë fatin e nënës e babës së tij, të cilët kanë humbur jetën nga e njëjta sëmundje.
Ndrysh, vetëm gjatë vitit 2014 në Shqipëri janë raportuar 75 raste të reja të të infektuarve me HIV/AIDS, ndërsa 7 persona e kanë humbur jetën brenda vitit. Sipas infektologëve shqiptarë, janë 5 fëmijë të infektuar me HIV/AIDS, 4 prej të cilëve me anë të transmetimit vertikal.
Ndërsa vdekjet nga SIDA në Shqipëri shkojnë në 144, prej që kjo sëmundje është zbuluar dy dekada më parë.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











