Lajme
Shqipëri: 71 raste të reja dhe një 1 i vdekur nga koronavirusi
71 raste pozitive me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Kurse vijon të rritet numri i shtrimeve për personat që kanë nevojë për trajtim spitalor.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar”, njofton Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në 24 orët e fundit është shënuar një tjetër viktimë, duke e çuar numrin në total të humbjeve të jetës në 44.
“Një 62-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, i intubuar”, njofton ajo.
Listës të të shëruarëve i janë shtuar edhe 8 qytetarë, duke e çuar në 1,134 numrin e të shëruarëve që nga fillimi i pandemisë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












