Kosova
Shqipëri, arrestohen tre persona, pjesë e bandës së drogës në Francë
SPAK: Kësaj organizate i është kapur drogë me vlerë 1 milion euro
Policia e Shqipërisë ka arrestuar 3 persona, anëtarë të një grupi të trafikut të drogës në Francë. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, ata janë lënë në qeli. Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar: 15 automjete, 34.270 euro cash, 1000 franga zviceriane, 180.000 lekë të reja dhe 9 aparate celularë, përcjell albinfo.ch.
Në total janë proceduar 17 anëtarë të organizatës, mes tyre dhe shqiptarë, që vepronin në zonën e Savojës. Sipas mediave franceze, grupi drejtohej nga disa persona nga Vlora, në lidhje farefisnore. Kreu i tij jetonte në Lion dhe organizonte së bashku me disa shqiptarë të tjerë, trafikun nga portet e Holandës dhe Belgjikës dhe më pas droga shpërndahej në zonën e Savojës.
SPAK njofton se sasia e drogës së sekuestruar e këtij grupi kap vlerën e 1 milion eurove.
Në operacionin e autoriteteve franceze, zhvilluar muaj më parë, u sekuestruan heroinë e kokainë me vlerë 500 mijë euro si dhe u bllokuan 400 mijë euro kesh, llogari bankare dhe disa automjete luksoze.
Sipas mediave, kjo bandë zotëronte një arsenal të rëndë armësh zjarri dhe dyshohet se ka qenë e përfshirë në një atentat ndaj një rivali në Shqipëri. Po ashtu ata akuzohen edhe për një grabitje të armatosur të një ngarkese me 395 kg marihuana, ngjarje që ka ndodhur në shkurt, në Bruksel.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













